OLIVIER GIROUD
Para nënshkrimit të kontratës
9 January, 2017 @20:33
Ylli i sulmit të Arsenalit, Olivier Giroud, ka bërë të ditur se është afër nënshkrimit të kontratës së re me ekipin e tij.
Sulmuesi 30 vjeç, të cilit i skadon kontrata në verë të vitit 2018, sikurse edhe yjeve tjerë Alexis Sanchez e Mesut Ozil, nuk ka bërë shumë probleme sa i përket rrogës sikurse dyshja e mesit të fushës dhe pritet që ta nënshkruajë këtë vit kontratën.
“Jemi pranë arritjes së marrëveshjes. Është nënshkrim i besimit. Dua të vazhdojë aventurën në këtë familje të Arsenalit. Ndjehem mirë këtu,” ka thënë Giroud për Telefoot, njofton Eurosport.
Sanchez e Ozil në anën tjetër, kanë kërkuar rrogë dukshëm më të mirë sesa këto aktuale dhe e ardhmja e tyre ende mbetet në dyshim me topçinjtë.