MILAN - CAGLIARI
Bacca vendimtar, Milani fiton
8 January, 2017 @19:55
Përkundër faktit që zhvilloi një takim të zbehtë, me pak raste për shënim e me lojë jo të mirë, Milani arriti të largohet me pikë nga takimi i luajtur ndaj Cagliarit në ‘San Siro’.
Ishte kolumbiani Carlos Bacca ai që e zgjidhi ndeshjen, duke shënuar golin e fitores në minutën e 88’ të takimit pas një pasimi vendimtar të realizuar nga Lapadula i inkuadruar nga banka rezervë.
Pak minuta para fundit, Cagliari mbeti me 10 lojtarë në terren pas përjashtimi të Bruno Alvesit për shkak të ndërhyrjes si lojtar i fundit ndaj Baccas, mirëpo ky përjashtim nuk luajti rol në epilogun përfundimtar të takimit.
Kjo fitore bën që Milani i Montellës të ketë 36 pikë në vendin e pestë, por me një ndeshje më pak të zhvilluar për shkak të angazhimeve në Superkupën e Italisë muajin e kaluar.
Carlos Bacca Goal HD - Milan 1-0 Cagliari 08… by gashieliesaa