MIQËSORE
Kukësi mposhtet nga lideri i Turqisë
8 January, 2017 @19:10
Skuadra lidere e Turqisë, Istanbul Basaksehir, në të cilën luan edhe sulmuesi i kombëtares shqiptare, Sokol Cikalleshi, e mposhti sot në miqësore skuadrën e Kukësit, në ndeshjen që u zhvillua në Antalya të Turqisë.
Skuadra turke fitoi me rezultat 3-1, ndërsa goli i vetëm i Kukësit u shënua nga kroati Pero Pejic.
Çikalleshi ishte titullar për Basaksehirin në këtë ndeshje.