TE SHKËNDIJA
Lojtarët njoftohen me trajnerin, nisin përgatitjet
8 January, 2017 @15:33
Shkëndija e Tetovës sot ka nisur fazën përgatitore për pjesën pranverore të stinorit. Lojtarët e ekipit janë njoftuar me trajnerin e ri të skuadrës, gjermanin Tomas Brdariç, ndërsa pas disa kontrolleve rutinore mjekësore, ekipi ka bërë ushtrime të lehta.
Më 9 dhe 10 janar futbollistët të ndarë në dy grupe do të udhëtojnë drejt Prishtinës ku do të kalojnë ekzaminimet mjekësore standarde për çdo fillim të fazës përgatitore, ndërsa mbrëmjen e 10 janarit ekipi transferohet në Ohër ku do të zhvillohet faza e parë përgatitore ku mes tjerash më 13 dhe 18 janar në program janë dy ndeshje testuese.
Pas takimit të dytë kontrollues ekipi kthehet në Tetovë ku do të ketë dy ditë (19 dhe 20 janar) të lira, ndërsa më 21 janar skuadra udhëton drejt Antalias së Turqisë ku do të zhvillohet faza e dytë dhe kryesore e përgatitjeve. Atje do të luhen katër ndeshje kontrolluese (më 24.01, 28.01, 01.02 dhe 05.02), ndërsa ekipi kthehet në Tetovë më 6 shkurt. Testi i fundit para fillimit të gjysmësezonit pranveror është paraparë për 12 shkurt, ndërsa më 19 shkurt nisin garat në LPFM, kur Shkëndija në Tetovë pret Sileksin e Kratovës.