ARMANDO SADIKU
Sadiku i bashkohet Tramezzanit në Lugano
7 January, 2017 @17:31
Sulmuesi i kombëtares shqiptare, Armando Sadiku, ka arritur marrëveshje me ekipin e Luganos dhe do të jetë lojtari i ri i këtij ekipi.
Njoftimin e ka zyrtarizuar edhe klubi zviceran që ka bërë të ditur se Sadiku do të jetë i Luganos deri në fund të këtij stinori.
Sadiku ka veshur edhe më parë fanellën e Luganos, ndërsa në stinorët 2011/12 dhe 2012/13 ka qenë golashënuesi më i mirë i ligës së dytë zvicerane.
Në Superligën zvicerane, Sadiku ka bilanc prej 58 ndeshjeve dhe 17 golave të shënuara, ndërsa në kombëtare, 24 paraqitje dhe 7 gola.