SKËNDERBEU
Skënderbeu rikthen mbrojtësin e Shqipërisë U21
6 January, 2017 @16:21
Skuadra e Skënderbeut ka shtuar forcë në mbrojtjen e saj.
Korçarët kanë rikthyer në radhët e veta mbrojtësin e kombëtares U21 të Shqipërisë, Bruno Lulaj, i cili në pjesën e parë të kampionatit ishte i huazuar te skuadra e Laçit.
Lulaj ka udhëtuar bashkë me ekipin në Antalya, ku do të kryhet faza përgatitore dhe do të zhvillohen disa ndeshje miqësore.
Më parë Skënderbeu e kishte kthyer nga huazimi edhe sulmuesin Sebino Plaku.