SOUTHAMPTON
Jose Fonte kërkon largimin nga Southampton
6 January, 2017 @6:53
Kapiteni dhe qendërmbrojtësi i ekipit të Southamptonit, Jose Fonte, ka kërkuar largim nga ekipi, kur tashmë ka edhe 18 muaj kontratë me skuadrën nga Premier Liga, njoftojnë mediat e atjeshme.
Portugezit 33 vjeçar i është ofruar kontratë e re nga klubi me kushte të përmirësuara, por ai nuk ka pranuar vazhdimin e saj.
“Ai na ka bërë të qartë se është duke shikuar mundësi për transferim. Për këtë kemi ardhur në këtë situatë dhe e respektojmë vendimin e lojtarit,” ka thënë Les Reed, drejtor i klubit të Southamptonit për Radio Solent të BBC-së.