ANFIELD ROAD
Dentisti, heroi i Firminos
5 January, 2017 @22:05
Një nga lojtarët më të mirë të Liverpoolit këtë sezon, Roberto Firmino, ka treguar një histori interesante të jetës së tij.
“Isha duke luajtur në kategorinë e dytë braziliane tek skuadra e Alagoas dhe nuk kisha asnjë menaxher apo dikë që të ishte ‘përfaqësuesi’ im. Në ato momente, që ishin të vështira për mua, u paraqit dentisti Marcellus Portella, i cili vendosi të bëhej menaxheri im edhe pse nuk mund ta paguaja. Unë isha shumë i ri dhe ai u bë miku im.
E respektoj shumë dhe gjithmonë ndihem mirë kur flas me të. Ai ka një rol vendimtar në karrierën time.” - u shpreh braziliani 25-vjeçar për Liverpool Echo.
Firmino këtë sezon ka shënuar 6 gola dhe 3 asistime në 19 paraqitje për skuadrën e Liverpoolit, ndërsa është i pazëvendësushëm në formacionin startues të gjermanit Klopp.