TRAJNERI I RI
Ndihmëstrajneri i përfaqësueses së Maqedonisë, në krye të Ferizajit
6 January, 2017 @18:49
Skuadra e Ferizajit ka zgjedhur numrin një të shtabit teknik.
Vendi i zbrazur me largimin e Arsim Abazit, do të mbushet me trajnerin e njohur nga futbolli maqedonas, Argjend Beqiri.
Beqiri është ndihmëstrajner i përfaqësueses së Maqedonisë, ndërsa më parë ka udhëhequr edhe skuadrën e Gostivarit.
Ai gjithashtu ka qenë edhe reprezentues i Maqedonisë gjatë karrierës së tij si futbollist.
Trajneri tetovar do ta fillojë punën qysh nesër, kur skuadra do ta zhvillojë seancën e parë stërvitore në kuadër të përgatitjeve për pjesën e dytë të kamppionatit.