MIQËSORE
Skënderbeu barazon me Bursasporin
8 January, 2017 @18:05
Dueli ndërmjet kampionit aktual të Shqipërisë, Skënderbeut dhe ish kampionit të Turqisë, Bursasporit, ka përfunduar me rezultat të barabartë, 0-0.
Ekipi korçar e zhvilloi sot takimin e parë përgatitor në Antalya të Turqisë, ku po gjendet për përgatitje të stinorit pranveror.
Skënderbeu pati paraqitje të mirë në këtë ndeshje, e sidomos në pjesën e dytë kur edhe nuk munguan rastet për gol, mirëpo megjithatë në fund takimi përfundoi me të njejtin rezultat sikur ai i fillimit, që mund të vlerësohet sukses pasi që përballë ishte një kundërshtar i cili pjesën vjeshtore e ka përfunduar në pozitën e pestë të Superligës turke.
Ky ishte testi i parë edhe për trajnerin e ri të skuadrës Ilir Daja, i cili e nisi takimin me këtë formacion: Shehi, Jashanica, Vangjeli, Osmani, Mici, Orelesi, Nimaga, Lilaj, Latifi, Gavazaj, Plaku.
Ndeshjen e radhës përgatitore Skënderbeu e luan më 13 janar ndaj skuadrës azere, Sumgayit.