AMIR ABRASHI
Lëndim i pafat për Abrashin
9 January, 2017 @16:58
Ndeshja e djeshme miqësore ndërmjet Freiburgut dhe skuadrës nga Superliga zvicerane, Vaduz, nuk ka kaluar mirë për futbollistin e kombëtares shqiptare, Amir Abrashi.
Mesfushori kuqezi është detyruar ta përfundojë herët ndeshjen që e filloi si titullar, pasi që u largua për shkak të lëndimit në minutën 26’, megjithëse ishte lënduar qysh në minutën e tetë, duke i duruar dhimbjet në fushë.
Abrashi ka pasur probleme në kavilje, ndërsa lëndimi i tij me gjasë nuk duket të jetë shumë serioz.