DEBATIK CURRI
Curri do titullin, Prishtina nis përgatitjet
9 January, 2017 @17:18
Skuadra e Prishtinës po kërkon titullin kampion të Kosovës këtë stinor. Sot ekipi ka bërë të ditur se ka nisur faza përgatitore për pjesën pranverore të stinorit, ndërsa ylli i skuadrës bardhekaltër, Debatik Curri, ka thënë se kërkon titullin.
“Me kapacitetet që kemi, por ndoshta edhe me disa afrime, edhepse kemi mjaft lojtarë, besoj që do të jemi kampionë në fund,” ka thënë ndër të tjera Curri për faqen zyrtare të Prishtinës, prishtinafc.com sot.
Prishtina ka përfunduar pjesën e parë të stinorit në vend të tretë të klasifikimit, duke mbledhur 35 pikë nga 17 ndeshje.