FC PRISHTINA
5 lojtarë të Prishtinës stërviten te Greuther Furthi
9 January, 2017 @16:54
Pas përfundimit të turneut të Prishtinës në Gjermani, turne i cili zgjati për 4 ditë, në Gjermani do të vazhdojnë të qendrojnë deri më 16 janar edhe pesë futbollistë të klubit kryeqytetas.
Me rekomandim të menaxherëve të skuadrës gjermane të Bundesliga II, Greuther Furth, Gauthier Mankenda, Blend Baftiu, Bleon Sekiraqa, Arbër Hoxha dhe Kastriot Selmani, do t’i bashkohen stërvitje të klubit gjerman. Lajmi u bë i ditur nga faqja zyrtare e klubit të Prishtinës.
5 lojtarët bashkë me trajnerin Sami Sermaxhaj do të qëndrojnë në Gjermani deri më 16 janar, e më pas do të kthehen në Kosovë për t’i vazhduar stërvitjet me Prishtinën para fillimit të edicionit pranveror të Superligës.