FERONIKELI
Prej të premtes Feronikeli me ngarkesë shtesë
11 January, 2017 @22:50
Skuadra kampione e Kosovës në futboll, Feronikeli, po vazhdon rregullisht stërvitjet e fazës dimërore.
Pas përfundimit të ditës së tetë me stërvitje të lehta, trajneri Afrim Tovërlani nesër u ka dhënë pushim lojtarëve për të vazhduar të premten me intensitet më të shtuar stërvitjet.
Prej të premtes futbollistët do të kalojnë në stërvitjet dy herë në ditë, ku paradite do të jenë në palestër, ndërsa pasdite në fushën e mbyllur me bar sintetik.