ADNAN JANUZAJ

Januzaj i thotë “PO” Kosovës
20 May, 2016 @22:57
Futbollisti me origjinë nga Istogu, që është pjesë e Manchester Unitedit dhe e reprezentacionit belg, Adnan Januzaj, pritet të jetë prurja e parë e Kosovës prej se u pranuam në UEFA e FIFA.
Njoftimin e kanë botuar të gjitha mediat vendore duke u bazuar në fjalët e Sekretarit të Përgjithshëm të FFK-së, Eroll Salihu, që në një intervistë për RTK-në ka thënë se, “Adnani ka shprehur dëshirën të luaj për Kosovën, publikisht dhe privatisht.”
Januzaj ka qenë pjesë e Belgjikës në Kampionatin Botëror “Brazili 2014” ndërsa po këtë vit kishte shkëlyqer te Manchester United për tu bërë i njohur në botën e futbollit.
Sidoqoftë, ai pati rënie në karrierë pasi që nuk siguroi ftesën për EURO 2016 nga Belgjika, e as vend në 11-shen e parë të Manchester Unitedin e drejtuar nga Louis Van Gaal.
Tashmë Januzaj pritet të marrë lejen nga FIFA për të qenë pjesë e Kosovës.
Kosova do të merr pjesë në kualifikime për RUSIA 2018 kurse Grupi i saj pritet të jetë Grupi I.