FERIZAJ
Jasmin Mecinovic përforcim i ri i Ferizajit
29 December, 2022 @14:37
Qendërmbrojtësi nga Maqedonia e Veriut, Jasmin Mecinovic, është lojtar i ri i ekipit të Ferizajit. Skuadra ferizajase ka bërë të ditur sot se ka arritur marrëveshje me lojtarin në fjalë, ndërsa pas një karriere të kaluar ekipe të ndryshme, si Sogndal (NOR), Egri (HUN), Banats (ARM), Melaka (INZ), Trepça’89 (KOS), Rudar (MNE), Podgorica (MNE), së fundi ai ka luajtur për Skopjen e Shkupit.
Futbollisti 32-vjecar pritet të shtojë përvojë në mbrojtjen e ekipit, që po kërkon të mbijetojë këtë stinor në Superligë, pas një starti jo të mirë. Më parë, ekipi ka bërë të ditur se i ka besuar stinorin Andrej Panadicit, ndërsa tash priten përforcimet shtesë për të ngritur cilësinë dhe për tu bërë skuadër luftarake, ashtu që të mbijetojnë bardhekaltërit e rikthyer këtë vit në Superligë nga Liga e Parë.