ANDALUZIA

Jorge Sampaoli merr drejtimin e Sevillës
6 October, 2022 @15:35
Rezultatet jo të mira të ekipit, bën që drejtuesit e Sevillës të largojnë nga detyra trajnerin e deritashëm të skuadrës, Julen Lopetegui, ndërsa në vend të tij kanë emëruar Jorge Sampaolin.
Argjentinasi 62-vjeçar do të rikthehet në skuadrën që e kishte drejtuar gjatë sezonit 2016/17 ndërsa së fundi ka qenë pjesë e Olympique Marseille.
Pas shtatë ndeshjeve të para në LaLiga, Sevilla ka vetëm një fitore dhe ka 5 pikë në total, duke qenë e renditur e 17-ta në klasifikimin e elitës së futbollit spanjoll.