Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SUPERLIGA E JUNIORËVE

Juniorët e Ballkanit, kampionë të Kosovës

Fotot: KFBallkani./fb

Juniorët e Ballkanit, kampionë të Kosovës


28 May, 2020 @22:06

Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) në një mledhje të radhës të mbajtur nga Komiteti Ekzekutiv (KE) i saj ka bërë të ditur edhe vendimet e reja të dala nga ajo.

Sipas njoftimit të lëshuar nga FFK dhe vendimeve të publikuara, i është dhënë fund edhe stinorit te Superliga e juniorëve të Kosovës apo Superliga U19 siç quhet ndryshe.

Me renditjen aktuale tabelare të arritur deri kur u ndërpre stinori 2019/20 skuadra nga Suhareka, Ballkani, është shpallë kampione e stinorit.

Suharekasit kanë festuar këtë vendim, derisa kanë qenë 4 pikë përpara vendit të dytë dhe tashmë nënkamponit të Superligës së juniorëve, 2 Korrikut.

KF Ballkani

Drenica dhe Vëllaznimi kanë shpëtuar nga stinori i dobët i tyre në Superligë të juniorëve. Të dyja skuadrat përkundër se kanë qenë në fund të klasifikimit, kanë shpëtuar stinorin në Superligë të juniorëve, pasi që Vendimi i KE-së nuk rrëzon asnjë ekip nga kategoria.

“Kampion shpallet Ballkani, ndërsa nga kategoria nuk bie asnjë ekip,” është thënë në Vendimin e KE-së nënshkruar nga sekretari i përgjithshëm i FFK-së, Eroll Salihu.

Superliga e juniorëve numëron 16 skuadra, ndërsa në stinorin 2020/21 do të ketë 19 skuadra, pasi që FFK ka vendosur që nga Liga e Parë të promovohen tre ekipet e para të klasifikimit.

“Tri ekipet e para të Ligës së Parë - Juniorët avancohen në Superligë: KF Vushtrria, KF Drita dhe KF Dinamo,” është thënë më tej në Vendim.

Junior Superliga
Junior Superliga

 

 


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga