SHPRESAT
Jupi largohet nga kombëtarja U-21. Arsyeja?!
21 October, 2016 @9:58
Pas ciklit kualifikues që i la larg vendeve që dërgojnë në europian, selektori i kombëtares U-21, Redi Jupi, nuk do të jetë më në detyrë.
Arsyet janë spekuluar në shumë media, por së fundi ai për Panorama Sportin ka thënë se i ka ardhur fundi i kontratës dhe kjo është e tëra.
“Nuk jam më trajner i Shqipërisë U-21 për shkak se kontrata ime me FSHF-në ka përfunduar. Nuk është e vërtetë që kam dhënë dorëheqje,” ka thënë Jupi shkruan gazeta në fjalë sot.
Shqipëria ka përfunduar e katërta në Grupin 4 kualifikues me 12 pikë të fituara.