EUROSPORT
Suarez, padyshim më i miri
20 October, 2016 @20:36
Luis Suarez sot pranoi çmimin prestigjioz së “Këpucës së artë” për vitin 2016. Lumturia i vërehej në fytyrë, mirëpo ajo që e bëri edhe më të lumtur atë ka qenë shkrimi i Pete Jenson për Eurosport, që ka shkruar se ai është sot sulmuesi më i mirë në botë padyshim!
“Një gjë është të jesh sulmuesi qendror më i mirë te Valencia, Arsenali apo Milani, e një gjë krejt tjetër është ta bësh këtë te Barcelona, ku e ke një Lionel Messi që shënon me mesatare çdo ndeshje nga një gol. Mos më besoni mua, pyeteni David Villan, Thierry Henryn ose Zlatan Ibrahimovicin,” ka shkruar Jensen sot.
Për më tepër ai ka shtuar se ka qenë pikërisht Messi që ia ka lënë pozitën Suarezit në qendër, pasi e ka vërejtur nuhatjen e tij.
“Ka qenë pikërisht Messi që i ka thënë Suarezit për të dalë në qendër të sulmit gjatë një ndeshjeje, për të gjetur zgjidhjen perfekte te treshja sulmuese e Barcelonës. Prej atij momenti, dyshja në fjalë më asnjëherë s’i ndërruan pozitat dhe Suarezi e Messi tash bashkëpunojnë me asiste e gola të panumërta te Barcelona,” ka zbuluar shkrimi i Eurosportit sot.
E në anën tjetër Suarez si gola më të preferuar të tij ka thënë se janë ato të shënuara në Santiago Bernabeu, për të shtuar edhe më rivalitetin mes ekipit të tij dhe “Los Blancosve” të Realit.