TE BARCELONA
Sot kuptohet serioziteti i lëndimeve
20 October, 2016 @9:51
Dyshja e mbrojtjes së Barcelonës që u zëvendësua mbrëmë në fitore ndaj Manchester Cityt, Gerard Pique dhe Jordi Alba, sot do të mësojnë seriozitetin e lëndimit dhe nevojat potenciale për pushim.
Alba u zëvendësua në minutën e 10 të takimit, ndërsa Pique në të 39-tën.
Faqja zyrtare e Barcelonës ka bërë të ditur se Albës i është zgjatur muskuli në këmbën e majtë, ndërsa Piques ka lënduar kycin e këmbës së djathtë.
Teset e fundit për dyshen bëhen sot, ndërsa pas kësaj do të kuptohet se sa do të mungojnë ose jo lojtarët në fjalë për kampionin aktual të Spanjës.
Barcelona mposhti Manchester Cityn 4-0 mbrëmë në Camp Nou.