MEDIA
Alushi e Sadiku afër rikthimit
19 October, 2016 @10:56
Dyshja e përfaqësueses së Kosovës që ka munguar në duelet e tetorit për kualifikime në Botëror “Rusia 2018”, pritet të jetë gati për duelin e nëntorit, ndaj Turqisë.
DY KTHIME TË RËNDËSISHME
Mesfushori me përvojë, Enis Alushi, pritet të kthehet pas lëndimit që kishte. Njejtë edhe qendërmbrojtësi, Loret Sadiku, për të cilin duhet edhe leja nga FIFA.
“Alushi pritet të jetë i gatshëm pas lëndimt që e pësoi, ndërsa do të bisedoj edhe me Sadikun, për të cilin presim përgjigje nga FIFA,” ka thënë selektori Bunjaki për Kohën Ditore, duke njoftuar për gjendjen e dy lojtarëve, për të cilët parashihet se Kosova ka nevojë shumë.
TABELA AKTUALE E GRUPEVE RUSIA2018
ALUSHI
Enisi 30 vjeç është anëtar i Nurnbergut në Bundesliga 2. Ai është mesfushor qendror dhe ftohet rregullisht nga Bunjaku, ndërsa ka qenë pjesë e ekipit që barazoi ndaj Finlandës në Turku 1-1.
SADIKU
Në anën tjetër, Sadiku 25 vjeç, që luan për Kasimpasan në Superligën turke, pas lëndimit pritet të marrë lejen nga FIFA për t’u paraqitur për Kosovën. Sadiku është zgjedhur lojtari legjionar i vitit 2014 nga FFK-ja.
NDESHJA E KATËRT
Kosova luan me Turqinë në përballjen e katërt kualifikues për Botëror. Në tri ndeshjet e para Kosova ka fituar një pikë te vetme dhe atë në ndeshjen e parë ndaj Finlandës, 1-1. Më pas, gjatë tetorit është mposhtur nga Kroacia 0-6 dhe Ukraina 3-0. Ndeshja Turqia-Kosova zhvillohet më 12 nëntor 2016 në qytetin mesdhetar, Antalya.