DIREKT NË ANTALYA
Grumbullimi i radhës, në Antalya
19 October, 2016 @9:54
Përfaqësuesja e Kosovës përsëri luan jashtë vendit në kuadër të kualifikimeve për Botërorin “Rusia 2018”, ndërsa kësaj radhe rival është Turqia.
Sipas informatave të botuara sot në Kohën Ditore, selektori i Kosovës ,Albert Bunjaku, ka bërë të ditur se ekipi do të mblidhet në Antalya dhe lojtarët nuk do të zbarkojnë fare në Kosovë, para e pas ndeshjes me Turqinë.
Kosova është takuar me Turqinë edhe dy vite më parë, kur fitoi të drejtën nga FIFA për ndeshje miqsore.
Turqia atëbotë me ekipin e dytë kishte mposhtur Kosovën 1-6 në “Adem Jashari” të Mitrovicës. Golin e vetëm për Kosovën e pat shënuar sulmuesi më i mirë i saj, Albert Bunjaku.
Ndeshja e radhës zhvillohet më 12 nëntor.