BOROZANI.COM LOJTARI I JAVËS 9
John, lojtari i xhiros së nëntë
18 October, 2016 @9:18
Sulmuesi nigerian i Trepçës’89 përsëri është lojtari më i mirë i xhiros në Superligë.
Otto John John i ka shkaktuar humbjen e parë Prishtinën në kampionat, ka shënuar dy gola për ekipin e tij në lloçin e “Agron Ramës” në Obiliq, ka mundësuar që ekipi të ngris epërsinë në krye të tabelës ndaj rivalëve tjerë dhe ka kapur golashënuesit tjerë në krye të listës së më të mirëve sa i përket shënuesve - të tëra këto, e bëjnë Johnin lojtarin më të mirë të xhiros së nëntë të Superligës.
Kjo është hera e dytë që Otto John fiton këtë epitet dhe bëhet lojtari i parë në Superligë që e merr këtë epitet dy herë këtë stinor.
Borozani.com lojtari i javës:
1 | Xhevdet SHABANI | KF Besa | ||
2 | Endrit KRASNIQI | KF Prishtina | ||
3 | Dardan JASHARI | KF Llapi | ||
4 | Qemail ELSHANI | KF Besa | ||
5 | Mentor ZHDRELLA | KF Ferronikeli | ||
6 | Granit ARIFAJ | KF Drenica | ||
7 | Fiton HAJDARI | KF Trepça'89 | ||
8 | Otto JOHN JOHN | KF Trepça'89 | ||
9 | Otto JOHN JOHN | KF Trepça'89 |
Borozani.com trajneri i muajit:
1 | Gusht 2016 | Bekim SHOTANI | Trepça'89 | |
2 | Shtator 2016 | Kushtrim MUNISHI | Prishtina |