RUSI
Derbi i shqiptarëve në Rusi, përfundon me barazim
17 October, 2016 @20:30
Skuadra e Bernard Berishës, Anzhi Makhackala, u takua sot me skuadrën e dyshes shqiptare, Bekim Balaj dhe Odise Roshit, Terek Grozny.
Ndeshja përfundoi me rezultat të barabartë pa gola, për t’u ndarë secila skuadër me një pikë nga fusha.
Balaj ishte i vetmi nga shqiptarët që e nisi takimin si titullar dhe luajti gjatë gjithë ndeshjes. Ai madje në minutën 80’ të ndeshjes e dërgoi topin në rrjetë, mirëpo goli i tij u anulua për shkak të pozitës jashtë loje.
Në pjesën e dytë, me inkuadrimin e Bernard Berishës (46’) te Anzhi dhe Odise Roshit (81’) te Tereku, ritmi i lojës u ngrit dukshëm, ndërsa Berisha ishte shkaktari kryesor që Tereku e përmbylli takimin me një lojtar më pak, pasi u ndal në mënyrë të palejuar nga kundërsulmi i filluar nga ai.
Në fund skuadrat u ndanë në paqe, derisa Berisha dhe Roshi i shkëmbyen fanellat mes veti.