PRITET DËNIMI
Kosova në procedurë disciplinore nga FIFA, pritet dënimi rreth 30 mijë €
17 October, 2016 @19:57
Federata e Futbollit e Kosovës sot ka pranuar në adresën e saj një letër nga FIFA, në lidhje me incidentet e ndeshjes ndërmjet Kosovës dhe Kroacisë, që u zhvillua më 6 tetor në stadiumin Loro Boriçi të Shkodrës, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror.
Në letër bëhet e ditur se Kosova është futur në procedurë disciplinore, për shkak të hudhjes së mjeteve të ndryshme në fushë dhe brohoritjeve anti-serbe së bashku me tifozët kroatë.
Sipas KlanKosovës, Kosova pritet të dënohet me një shumë nga 30 deri në 40 mijë franga zvicerane, qëi bie rreth 30 mijë euro.