KOSOVA U-15
Lista e Kosovës U-15 për grumbullimin e radhës
17 October, 2016 @15:01
Trajnerët e Kosovës U-15 Gazmend Haliti dhe Isa Sadriu në vazhdën e testimeve për të krijuar ekipin më të mirë të grupmoshave të Kosovës, vazhdojnë me grumbullimin e radhës me lojtarët që luajnë në Kosovë.
Kështu, dyshja e trajnerëve ka ftuar 22 futbollistë që do të duhet të mblidhen nesër (18 tetor) në stadiumin “Agron Rama” të Obiliqit në ora 10e30.
Futbollistët e ftuar:
Butrint Bulliqi (2 Korriku), Miftar Miftari (Trepça’89), Milot Avdyli (SHF Kurda), Laurat Avdyli (SHF Kurda), Valon Azemi (SHF Kurda), Oltion Bilalli (Besëlidhja), Blendi Çelaj (Besa), Hajdin Salihu (SHF Kurda), Veton Tusha (Arsenal), Albin Stublla (SHF Kurda), Erion Beqiraj (Banja Pejë), Olti Sveçla (Flamurtari), Gentian Gashi (Prishtina), Edison Neziri (Arsenal), Erdin Dushi (EC Vushtrria), Gentris Leci (Prishtina), Blend Istogu (Fushë Kosova), Emir Abazi (Liria), Leart Kërqeli (Besëlidhja), Jon Krajkova (Prishtina), Rron Raqi (Ramiz Sadiku), Rinor Isufi (Shkëndija Gjilan).
Futbollistët e ftuar janë të lindur në vitin 2002. Ky është grumbullimi i radhës i përfaqësueses U-15 pas atij të bërë në Gjermani, ku trajnerët në fjalë kishin ftuar lojtarët që luajnë në shkollat e futbollit të Gjermanisë.