DRITA
Drita shkarkon trajnerin Alagic
16 October, 2016 @21:14
Trajneri boshnjak, Amir Alagic, ka arritur të mbetet vetëm për katër ndeshje në krye të skuadrës së Dritës.
Pas barazimit pa gola sot në përballje me Ferizajin, drejtuesit e skuadrës gjilanase kanë vendosur t’i ndajnë rrugët me trajnerin Alagic, shkaku i rezultateve negative të njëpasnjëshme.
Nën drejtimin e trajnerit Alagic, Drita ka regjistruar tri humbje dhe një barazim, për t’u renditur e fundit në tabelën e Superligës.
Alagic kishte ardhur në krye të Dritës në vend të trajnerit Sadat Pajaziti.