VIDEO
Futbollisti i Tiranës martohet në stadium para derbit me Skënderbeun
16 October, 2016 @17:34
Tifozët që ishin mbledhur në stadiumin Selman Stërmasi në Tiranë për ta parë ndeshjen derbi ndërmjet Tiranës dhe Skënderbeut, kishin një befasi para fillimit të takimit.
Qendërmbrojtësi dhe kapiteni i Tiranës, Gentjan Muça, kishte vendosur të kurorëzohet në fushën e stadiumit para tifozëve të pranishëm, derisa në vend të kravatës dhe kostumit, e kishte veshur fanellën e skuadrës së tij, pasi ishte në formacionin startues të Tiranës.