LUTZ LINDEMANN
Lindemann: Nuk kishim raste
16 October, 2016 @16:54
Trajneri gjerman i Prishtinës, Lutz Lindemann, e ka kritikuar skuadrën e tij pas ndeshjes së humbur në derbin e xhiros ndaj Trepçës ‘89.
Lindemann tha se skuadra e tij nuk po arrin të shënojë për shkak se nuk po gjen raste të mjaftueshme shënimi.
“Kemi vrapuar shumë, kemi bërë shumë, por nuk kemi pasur asnjë rast. Kur kundërshtari është në epërsi 1-0, është shumë vështirë për të bërë më shumë, ndërsa ata e kishin lehtë që të dalin në kundërsulme. Kishim mungesën e Dallkut, i cili nuk mund të zëvendësohet nga të tjerët dhe atë e kemi parë edhe sot.
Unë nuk jam trajner që i kritikoj lojtarët e mi para mediave, por i kritikoj ata prapa katër mureve. Jemi duke shënuar shumë pak gola dhe po i japim shumë raste kundërshtarit. Kemi shumë hapësirë për t’u përmirësuar,” tha Lindemann për Supersport.