LLAPI-FERONIKELI
Ndërprehet ndeshja në Merdarë, sulmohet gjyqtari anësor
16 October, 2016 @15:36
Ndeshja ndërmjet Llapit dhe Feronikelit është ndërprerë në minutën 56’.
Kur rezultati ishte 3-0 në të mirë të mysafirëve, një gur i hedhur nga tribuna, e goditi këmbën e gjyqtarit anësor, Erduan Baliqi, me ç‘rast gjyqtari kryesor i ndeshjes, Fatmir Tahiri, e ndërpreu ndeshjen duke e vlerësuar se nuk ka kushte të mjaftueshme sigurie për ta vazhduar takimin.
Deri në ato çaste Feronikeli ishte mbizotëruese në lojë, ndërsa kishte edhe komoditetin falë epërsisë tre golëshe.
Goli i parë i Feronikelit u shënua në minutën 34’ nga Mendurim Hoti, i cili me një depërtim nga krahu i majtë arriti ta mposht portierin vendas.
Për 2-0 shënoi Blerand Kurtishaj, duke realizuar një gol të ngjashëm sikurse të Hotit.
I njëjti shënoi edhe në fillim të pjesës së dytë, pasi shfrytëzoi në mënyrën më të mirë tollovinë para portës së Llapit.