JUVENTUS-UDINESE
Dueli i bardhezinjëve i takoi Juves
15 October, 2016 @22:43
Kampioni aktual i Italisë, Juventusi, e mposhti Udinesen me rezultat 2-1.
Skuadra nga Torino, pësoi gol në minutën e 30-të nga Jakub Jankto, por Juven e shpëtoi nga disfata lojtari argjentinas, Paulo Dybala, duke shënuar dy herë, në minutën e 43-të dhe nga pika e bardhë në minutën e 51-të.
Kjo ishte fitorja e katërt me radhë e Juventusit, që gjenden në pozitën e parë me 21 pikë të grumbulluara, ndërsa ndeshjen e radhës do ta luajnë kundër Milanit.