DRITA-FERIZAJI
Pika e parë e Alagicit me Dritën
16 October, 2016 @15:48
Pas tre xhirove të kaluara në Superligë si trajner, boshnjaku Amir Alagic, ka fituar pikën e parë me ekipin e tij, Dritën.
Drita ka barazuar pa gola ndaj Ferizajit sot në Gjilan për të fituar një pikë në një ndeshje për tu harruar dhe pa raste shumë të mira për të shënuar njëra, ose pala tjetër.
Drita dukej më stabile në mbrojtje sot, por sulmi nuk punoi për të shënuar, pasi që nuk pati topa të duhur, e Ferizaji kryesisht provonte të organizohej nga kundërsulmet, që nuk solli fryt.