PRISHTINA-TREPÇA'89
Nigeriani John rrënon Prishtinën
16 October, 2016 @15:25
Humbja e parë e Lutz Lindermann si trajner i Prishtinës, erdhi në derbi ndaj Trepçës’89.
E për Trepçën’89, nigerani Otto John John ka vazhduar serinë e golave të tij në Superligë dhe me dy të tjera të shënuara sot ndaj Prishtinës - i ka sjellë fitoren e madhe ekipit të tij.
John së pari ka shënuar në minutën e 11-të të ndeshjes për epërsinë e ekipit mitrovicas, ndërsa pas një kundërsulmi të bukur të organizuar në pjesë të dytë, ai ka shënuar në tentimin e dytë (shutin e parë e mbrojti Alban Muçiqi) për epërsinë 0-2 të ekipit që po drejtohet nga Veton Çitaku aktualisht.
Afro 2-300 tifozë i dhanë përkrahje bardhekaltërve për të provuar rikthimin, por ekipi i kryeqyteti përkundër të gjithave nuk arriti te fitorja dhe u detyrua të pajtohet me humbjen e parë të stinorit.
Me këtë fitore Trepça’89 tashmë shkëputet në krye të klasifikimit me 4 pikë më shumë se përcjellësi kryesor (rivali i sotëm), ndërsa Prishtina e Lindermannit bën një hap prapa me këtë disfatë të pësuar në cilësinë e vendasit në “Agron Rama” të Obiliqit.