VETON ÇITAKU
Çitaku: Dëshmuam se e meritojmë kreun
16 October, 2016 @16:38
Trajneri i Trepçës ‘89, Veton Çitaku, në deklaratën e tij pas ndeshjes, i përgëzoi lojtarët e tij që përfitoren në derbin ndaj Prishtinës, ndërsa tha se kjo fitore dëshmoi që jo rastësisht skuadra e tij mban kreun në radhitjen tabelare.
“E kemi ditur që do të jetë ndeshje e vështirë, duke pasur parasysh që për kundërshtarë e kishim Prishtinën. Fituam me meritë, i përgëzoj lojtarët për këtë. Gjithashtu ishte vështirë edhe për shkak të terrenit, pasi ne praktikojmë lojë ekipore, por megjithatë i’u përshtatëm edhe fushës dhe në fund fituam.
Besoj se me këtë fitore dëshmuam se me meritë jemi në krye të tabelës,” tha Çitaku për mikrofonin e kanalit transmetues të ndeshjes, Supersport.