SOT
Prishtina përjetoi humbjen e parë
16 October, 2016 @16:58
Prej sot, Superliga nuk ka më ekip të pamposhtur. Epitetin e ekipit të vetëm të pamposhtur që e mbante deri sot Prishtina, tashmë u shua.
Për këtë u përkujdes skuadra lidere e Superligës, Trepça’89, që nuk fali kryeqytetasit dhe përmes sulmuesit korpulent nigerian, Otto John John, ka shënuar dy herë për fitore.
Janë dashur nëntë xhiro në Superligë, që asnjë skuadër të mos mbetet e pamposhtur.