TIRANA-SKËNDERBEU
Tirana ia shkakton humbjen e parë Skënderbeut
16 October, 2016 @18:47
Kampioni aktual i Shqipërisë, Skënderbeu, ka pësuar humbjen e parë në këtë stinor.
Skuadra e Tiranës ia prishi serinë prej gjashtë fitoreve rresht korçarëve, duke i mposhtur me rezultat 2-1.
Goli i parë erdhi në minutën 17’ nga sulmuesi 18 vjeçar afrikan, Merveille, derisa goli i dytë për Tiranën erdhi në fillim të pjesës së dytë me anë të mesfushorit Moise.
Pas rezultatit 2-0, Skënderbeu i shpeshtoi sulmet duke e kërkuar golin, ndërsa arriti që ta ngushtojë disavantazhin me anë të Liridon Latifit në minutën 84’.
Pak minuta para fundit Skënderbeu pati rastin ta barazojë rezultatin, kur Tefik Osmani goditi bukur me kokë, por i vëmendshëm në portë ishte portieri Ilion Lika, që nuk lejoi ndryshim në rezultat.
TABELA AKTUALE NË KATEGORINË SUPERIORE
Pavarësisht humbjes, Skënderbeu vazhdon të kryesojë në radhitjen tabelare, ndërsa Tirana me këtë fitore tani gjendet 5 pikë larg kreut.