POCHETTINO
Lëndimi i Alderweireldit, i lehtë
17 October, 2016 @19:39
Në konferencën për shtyp para duelit të radhës në Ligë të Kampionëve, trajneri i Tottenham Hotspurit, Mauricio Pochettino, ka bërë të ditur se lëndimi i qendërmbrojtësit kryesor të skuadrës, Toby Alderweireld, është jo i rrezikshëm.
“Ai do të duhet të kthehet shpejt, pasi që mjekët kanë thënë se Toby është mirë dhe do të kthehet shpejt,” ka thënë Pochettino sot.
Sigurisht, belgu do të mugojë në përballjen e nesërme ndaj Bayer Leverkusenit, por rikthimi i tij në fusha pritet që të ndodhë që në javën tjetër.