PARTIZANI-FLAMURTARI
Partizani shfrytëzon gabimin e Skënderbeut
17 October, 2016 @19:04
Skuadra e Partizanit ka shfrytëzuar në mënyrën më të mirë të mundshme gabimin e Skënderbeut këtë javë, i cili pësoi humbjen e parë në kampionat duke u mposhtur nga Tirana.
Partizani sot e mposhti me rezultat të thellë Flamurtarin e Vlorës, për t’iu afruar kreut në radhitjen tabelare.
Fitorja e të kuqëve erdhi me golat nga Caleb Ekuban, Lorenc Trashi, Emiljano Vila dhe Jurgen Bardhi.
Kjo është fitorja e dytë rresht e Partizanit, prej se është emërtuar Sulejman Starova në krye të skuadrës.