ZHVILLIME TE INTER
Icardi kërkon falje
17 October, 2016 @19:59
Sulmuesi dhe kapiteni i Interit, Mauro Icardi, u ka kërkuar falje tifozëve të Interit për shkak të komenteve të tija në librin autobiografik.
Italiani 23 vjeç gjithashtu është gjobitur nga klubi për komentet e tij lidhur me tifozët e klubit, ndërsa së fundi ai për faqen zyrtare të Interit është deklaruar:
“Brenda familjes, ka momente të vështira dhe ndonjëherë ndodhin keqkuptimet,” - ka thënë Icardi.
Në ndeshjen që Interi e humbi ndaj Cagliarit në fundjavë, ai u quajt palaço nga tifozët neroazzurr, ndërsa është kërkuar edhe largimi i tij nga ekipi, ose së paku marrja e shiritit të kapitenit.
Icardi, aktualisht golashënuesi më i mirë i skuadrës së Interit në autobiografinë e tij ka thënë se ai është bërë hero kur u konfrontua me tifozët e ekipit pas humbjes nga Sassuolo në shkurt të vitit 2015.
Në anën tjetër, Inter ka konfirmuar se Icardi do të mbetet kapiten i skuadrës.
Kurse, tifozët e zjarrtë të Interit kanë thënë se tashmë ai lojtar është ‘i vdekur’ për ta dhe nëse shënon gola, do të shënojë gola për Interin, ‘prandaj ne do të falenderojmë Interin, jo atë’.