NEYMAR VAZHDON
Mbi 100 milionë euro rrogë për Neymarin
17 October, 2016 @20:39
Barcelona ka raportuar sot në faqen zyrtare të saj se të premten që vjen sulmuesi brazilian i saj, Neymar, do të nënshkruajë kontratë të re ku do të përfitojë 25 milionë euro për stinor.
Kontrata e re e Barcelonës me brazilianin 24 vjeçar do të nënshkruhet për periudhë 5 vjeçare, deri në qershor të vitit 2021, që do t’i sjellë Neymarit përfitim mbi 100 milionë euro në total.
Për më tepër, Barcelona ka vënë në klauzolë të kontratës edhe mundësinë e shitjes së Neymarit. Nëse një ekip e dëshiron Neymarin në vitin 2017, do të duhet t’i paguajë Barcelonës dëmshpërblim 200 milionë euro. Nëse e duan në vitin 2018, 222 milionë euro, ndërsa në tre vitet e fundit të kontratës, 250 milionë euro.
[CONTRACT NEWS] @neymarjr will sign new contract on Friday that will keep him at the Club until June 2021 pic.twitter.com/RG8M6StxSC
— FC Barcelona (@FCBarcelona) October 17, 2016