MEDIA
Munishi afër Dritës
17 October, 2016 @22:50
Skuadra e Dritës është shumë afër që të emërojë trajnerin e tretë të këtij stinori, pas vetëm 9 xhirove që startoi Superliga.
TRAJNERI I TRETË PAS 9 XHIROVE
Pas largimit të Sadat Pajazitit dhe së fundi edhe të boshnjakut Amir Alagic, skuadra bardhekaltër nga Gjilani aktualisht është në bisedime me ish-trajnerin e Hajvalisë, Ismet Munishi.
Njoftimin e ka lëshuar portali Zëri sonte, ndërsa ka siguruar edhe fotografinë ku shihet kryetari i klubit të Dritës me trajnerin në fjalë.
PËRKRAHJE E MADHE PËR MUNISHIN
Në një postim të mëhershëm në Facebok, faqja e tifozëve të Dritës ka marrë shumë pëlqime dhe komente përkrahëse për idenë që Munishi të drejtojë skuadrën e ‘Intelektualëve’ të Gjilanit.
Ndërsa vetë Munishi në një postim të tijin në Facebook ka shkruar: Nëse unë bëhem trajner i Dritës, Dritën do ta bëj klub të trofeve sepse ka një super tifozëri.
7 HUMBJE RADHAZI
Drita është duke përjetuar stinorin më të keq në histori në Superligë, ku pas fitores në xhiron e parë ka regjistruar 7 humbje me radhë dhe së fundi ka barazuar me Ferizajin.
Drita aktualisht qëndron e fundit në tabelë me vetëm 4 pikë të grumbulluara pas 9 xhirove të para të Superligës.