NË VLORË
Flamurtari mbetet pa trajner
18 October, 2016 @12:10
Skuadra e Flamurtarit të Vlorës ka mbetur pa trajnerin e saj, Gugash Magani, kanë raportuar mediat tiranase sot.
Flamurtari u mposht bindshëm nga Partizani dje në Tiranë, 4-0 dhe pas ndeshjes Magani 51 vjeç as që doli para mediave.
Pas 7 xhirove të zhvilluara deri tash në stinorin 2016/17, Flamurtari ka vetëm një fitore, karshi 2 barazimeve dhe 4 disfatave.
Flamurtari bashkë me Korabin dhe Teutën kanë pikë të njejta dhe janë në fund të klasifikimit të Kategorisë Superiore.