MIQËSORE E ORGANIZATORIT

Ferhan Hasani, futbollist i IRJ Maqedonisë që shënoi gol ndaj Italisë në disfatën 2-3/ Foto: maksport
Rivali i Shqipërisë aranzhon miqësore me Rusinë
18 October, 2016 @12:01
Përfaqësuesja e IRJ Maqedonisë ka arritur marrëveshje me atë të Rusisë për një miqësore në Antalya (lexo: Antalja) të Turqisë në muajin dhjetor.
Futbollistët shqiptar të IRJ Maqedonisë pritet të jenë në detyrë nga selektori Igor Angelovski, ndërsa Rusia ka konfirmuar se do të luaj me lojtarë që nuk kanë obligime në kupat europiane.
TABELA AKTUALE DREJT RUSIA 2018
IRJ Maqedonia është rivale e Shqipërisë në Grupin G kualifikues për Kampionatin Botëror “Rusia 2018” ndërsa kuqezinjtë i kanë mposhtur ata 2-1 në duelin ‘e shiut’ që zgjati dy ditë me golat e shënuar nga Armando Sadiku dhe Bekim Balaj.