LEICESTER CIY
A do të vazhdojë Leicesteri me fitore?!
18 October, 2016 @11:40
Kampioni i fundit i Premier Ligës, Leicester City, sot do të zhvillojë duelin e tretë në Ligë të Kampionëve.
Ekipi i drejtuar nga Claudio Ranieri luan në shtëpi ndaj Kobenhavnit të Danimarkës dhe do të kërkojë fitoren e tretë me radhë në Grupin G kualifikues.
Leicester aktualisht është ekipi i vetëm nga të gjitha grupet që luajnë sot dhe që kanë bilanc 100% fitore nga dy xhirot e para, ndërsa në total, përveç ‘dhelprave’ të Ranierit, këtë bilanc e ka Barcelona, Napoli dhe Atletico Madrid.
Përndryshe, në dy duelet e para të grupit, Leicester City ka mposhtur Brugge-in 0-3 dhe Porton 1-0, duke mos pranuar ende asnjë gol në garën elite të futbollit europian. Në Ligë të Kampionëve pas 2 xhirove të para vetëm 4 skuadra ende nuk kanë pranuar gol, ku përveç Leicesterit janë edhe: Atletico Madrid, Juventus dhe Sevilla.
Sonte në Ligë të Kampionëve:
CSKA Moska - Monaco Bayer - Tottenham Sporting - Dortmund Real Madrid - Legia Leicester - Kobenhavn Brugge - Porto Dinamo - Sevilla dhe Lyon - Juventus |