LLAPI-FERONIKELI
Feronikeli fiton në tavolinë
18 October, 2016 @17:52
Komisioni i Garave në Superligën e Kosovës në futboll, ka marr vendim në lidhje me ndeshjen e xhiros së nëntë ndërmjet Llapit dhe Feronikelit, i cili u ndërpre në minutën 56’ për shkak të sulmit me gur të një tifozi ndaj gjyqtarit anësor, Eduard Baliqi.
RAPORTI I NDESHJES DERI NË MINUTËN E NDËRPRERJES
Sipas këtij vendimi, ndeshja ndërmjet Llapit dhe Feronikelit është regjistruar me rezultat zyrtar 3-0 në të mirë të Feronikelit.
Skuadra e Llapit do të ketë të drejtë ankese brenda afatit prej tetë ditëve në Komisionin për ankesa.
Ky rezultat e ngrit Feronikelin në pozitën e tretë me 18 pikë, aq sa ka edhe Llapi që renditet në pozitën e katërt.