ANTALYA ARENA
Stadiumi ku do të luaj Kosova, prodhon rrymë
19 October, 2016 @13:21
Dueli i katërt kualifikues për Botërorin “Rusia 2018”, Kosovën do ta gjej në Antalya të Turqisë.
Antalya që është shumë e njohur për turizmin e saj së fundi ka renovuar stadiumin që quhet Antalya Arena.
I projektuar nga Azaksu Arch Office, stadiumi i Antalyas zë 32 mijë e 539 shikues, ndërsa karakteristika kryesore e tij është se prodhon energji për vete dhe nuk ka shpenzime shtesë për rrymë.
Stadiumi është i mbuluar me panele solare në kulmin e saj, që gjeneron 7,200 kWh rrymë në ditë.
Kjo sasi ditore e rrymës mbulon nevojat mujore të stadiumit, që në rast nevoje edhe mund të shesë rrymë!
Turqia pret Kosovën në ndeshjen e 12 nëntorit në Antalya Arena, që për publikun është hapur më 25 tetor 2015, pra aktualisht ka më pak se një vit.
Fusha përfshin 105 metra gjatësi dhe 68 metra gjërësi.
Pronar i stadiumit figuron të jetë Departamenti i Rinisë dhe i Sportit të shtetit të Turqisë.