DISC
Gjilanit i suspendohet fusha
19 October, 2016 @13:54
Skuadrës së Gjilanit i është suspenduar fusha për një ndeshje. Kështu ka vendosur Komisioni Disciplinor i Federatës së Futbollit të Kosovës, sipas Vendimit të fundit të botuar.
Dënimi për Gjilanin ka ardhur pas lëshimeve në organizimin e ndeshjes Gjilani - Llapi, ku sipas KD-së thuhet:
“Fyerje, kërcënime të disa personave të paidentifikuar në hyrje të zhveshtoreve drejtuar personave zyrtarë të ndeshjes pas përfundimit të pjesës së parë dhe përfundimit të takimit si dhe mosmarrja e masave për largimin e të njejtëve nga ana e klubit nikoqir - organizatorit të ndeshjes.”
Për më tepër, përveç që një ndeshje si vendas duhet ta zhvillojnë jashtë Gjilanit, ekipi i Gjilanit nuk do të llogarisë as në zyrtarin e ekipit Albert Kastrati, i cili për shkak të “manifestimit të sjelljeve josportive” në të njejtën ndeshje, është pezulluar nga të gjitha ndeshjet që i organizon FFK-ja për 2 muajt e radhës.