INTELEKTUALËT
Drita sjell edhe 2 lojtarë të huaj
19 October, 2016 @14:46
Vetëm disa orë pasi që zyrtarizuan trajnerin e tretë të këtij stinori, drejtuesit e ekipit të Dritës kanë bërë të ditur se kanë arritur marrëveshje me dy futbollistë të huaj.
Sulmuesi nga Kolumbia, Arleison Martinez dhe qendërmbrojtësi brazilian Alan Ferreira, janë përforcimet e radhës te Drita e Gjilanit që nuk po mund të gjej rrugën e golit qe disa javë në Superligë.
Martinez është 22 vjeçar dhe është sulmues qendror, por mund të luaj edhe në krahun e djathtë ofanziv.
Drita sot ka zyrtarizuar edhe Ismet Munishin trajner të ekipit, pasi që u nda me boshnjakun Amir Alagic ditë më parë.
Aktualisht, ekipi gjilanas është i fundit në klasifikim të Superligës.