DRITA
40 ditë pa gol të shënuar
20 October, 2016 @12:35
Skuadra e re e Ismet Munishit, Drita, nesër do t’i bëj 40 ditë pa shënuar gol në Superligë.
Drita ka pasur një seri katastrofale përgjatë javëve të kaluara dhe tashmë ka ndërruar trajnerin Amir Alagic duke e sjellë Munishin në krye.
Golin e fundit për Dritën këtë stinor e shënoi sulmuesi maqedon i ekipit, Blagojke Georgievski, që dha gol në ndeshjen kur ende Sadat Pajaziti udhëhiqte Dritën, ndaj Lirisë në Prizren.
Drita është e fundit në tabelë aktualisht, ndërsa detyra e parë e Munishit do të jetë që të nxjerrë ekipin nga kriza e rezultateve.
Ekipi bardhekaltër nga Gjilani në fundjavë luan në “Bajram Aliu” të Skenderajt ndaj Drenicës.